Shqipëri

1 i vdekur dhe 6 të lënduar – Dalin pamjet e aksidentit në rrugën Tiranë-Fushë Krujë

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur këtë pasdite në rrugën Tiranë- Fushë Krujë, ku u përplasën një autobus dhe dy makina.
Si pasojë e aksidentit të rëndë ka humbur jetën një 59 vjeçar, i cili drejtonte makinën e tipit ‘Volkswagen Touran’, ndërsa 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas njoftimit të policisë, fatmirësisht të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve të përfshira në incident. Në aksident u përfshinë konkretisht: automjeti Volkswagen Touran me targa AA 492 PY, mjeti tip Benz me targë AA 722 NT dhe një autobus me udhëtarë nga Shkodra me targa AA 358 DG .

Më datë 01.03.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, në Tapizë, janë përplasur mjeti tip “Benz” me një mjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F.Xh.,59 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Po si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe 6 pasagjerë të tjerë të autoveturës dhe autobuzit,të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Më poshtë disa nga pamjet e aksidentit të rëndë, të përcjella nga report tv.