1 i vdekur dhe 21 pozitiv me KOVID-19 sot në Kumanovë
Ndërroi jetë 56 vjeçari I.Sh. nga Rramanlia, i prekur me Virusin Korona. I ndjeri ishte i shtrirë në Spitalin “8 Shtatori”, pasi u diagnostikua me CoVid-19 që nga 1 Prilli. Ndërkaq, të dhënat zyrtare tregojnë se pozitiv me këtë virus kanë rezultuar edhe 21 persona të tjerë nga Kumanova. Kjo e çon shifrën aktuale në 114 raste të infektuar dhe 5 të vdekur në rajonin e Kumanovës dhe Likovës.