Zvicra, me pagën mesatare më të lartë në Evropë
Fitimet mujore bruto ndryshojnë mjaft në të gjithë BE-në. Në vitin 2018, fitimet mesatare mujore varionin nga 4 057 euro në muaj në Danimarkë në 442 euro në Bullgari.
Mesatarja përcaktohet si një ‘vlerë e mesme’: gjysma e punonjësve fitojnë më pak dhe gjysma tjetër fitojnë më shumë se vlera mesatare e fitimeve, përcjell albinfo.ch.
Bashë me Danimarkën në krye të listës ishte Luksemburgu me fitime mesatare prej 3 671 euro në muaj, pasuar nga Suedia (3 135 Euro), Belgjika (3 092 Euro), Irlanda (3 021 Euro), Finlanda (2 958 Euro) dhe Gjermania (2 891 Euro).
Në skajin tjetër të shkallës, Bullgaria u dallua me të ardhurat e saj mesatare mujore prej 442 euro. Vendet që vijnë më afër ishin Rumania me 700 euro në muaj, Hungaria me 801 euro dhe Lituania me 809 euro.
Në vendin e parë në Evropë është Zvicra me 5 625 euro në muaj, duke lënë pas Norvegjinë me 4 279 euro dhe Islandën 4 202.
Me 302 euro në muaj, Shqipëria renditet e fundit në Evropë për fitimet mesatare mujore bruto për vitin 2018 të qytetarëve të saj, sipas një publikimi të Eurostat. Këto të dhëna referojnë që gjysma e shqiptarëve fitojnë më pak se 302 euro në muaj dhe gjysma tjetër më shumë.