Të fundit

LR vendos të ndërpres fushatën zgjedhore

Lëvizja pë Reforma njoftoi përmes një komunikate se në mënyrë unanime ka pezulluar fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen në komunën e Preshevës, transmeton Ministria e Lajmeve.

Subjketi në fjal ka vendosur që për 5 ditët e ardhme të ndërpres fushatën për shkak të situatës së krijuar nga pandemia me virusin Kovid19.

Komunikata e plotë e LR’s :

Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës,
Simpatizant e votues të Lëvizjes për Reforma

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore me armikun tonë të përbashkët CoVid-19, kryesia e Lëvzijes për Reforma, unanimisht, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të gjithsecilit prej nesh, kemi vendosur që për 5 ditët e ardhme, aq sa Grupi i teknik ekspertëve shëndetësor të shtetit kanë vendosur, të ndërpresim fushatën zgjedhore si dhe vizitat në bashkësitë lokale.
Ajo që më së shumti kemi nevojë gjithësecili eshtë që të mbrojmë shëndetin tonë, të prindërve tanë dhe të fëmijëve tanë.
Lëvizja për Reforma për këtë periudhë do të jetë e gatshme, në të gjitha format teknike, materiale dhe intelektuale të japë kontributin e saj Shtëpisë së Shëndetit dhe Insitucioneve Komunale që sa më lehtë të kalojmë së bashku këtë sfidë shëndetësore.
Gjithashtu apelojmë Shtabin për Situata të Jashtëzakonshme në Preshevë, që URGJENTISHT të mblidhet dhe të bëjë planin konkret për ti dalë në ndihmë qytetarit të Komunës së Preshevës.
Ftojmë e apelojmë të gjitha partitë tjera, që ti bashkangjiten vendimit të Lëvizjes për Reforma, që për 5 ditët e ardhshme ti shtyejnë tubimet partiake, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve tane.