Bota

Zvicra goditet nga një stuhi e fuqishme

Raportohet se një grua ka humbur jetën dje, teksa po shëtiste me varkë në Liqenin e Gjenevës, për shkak të një stuhie të fortë që goditi rajonin.

Sic shkruan swissinfo.ch, stuhi të rënda goditën pjesën frankofone të Zvicrës gjatë mbrëmjes së djeshme, vecanërisht Gjenevën. Stuhia solli sasi të mëdha të shiut e breshërit, përcjell albinfo.ch.

Gruaja që humbi jetën, raportohet se po shëtiste me varkë. Sipas policisë kantonale të Gjenevës, përmbytja e varkës ndodhi si pasojë e stuhisë së fortë.

Sipas raportimit të swissinfo.ch, në varkë ndodhej edhe një burrë i cili arriti të notonte gjer në breg dhe të ngrinte alarmin. Policët dhe ekipet e shpëtimit e gjetën gruan jo shumë larg portit. Ajo u transportua për në spitalin e Gjenevës, prej nga policia njoftoi për vdekjen e saj.