Zvicra bën mobilizimin më të madh të ushtrisë që nga Lufta e Dytë Botërore
Strukturat civile janë ende duke funksionuar mirë, ka thënë Ministrja e Mbrojtjes Viola Amherd në konferencën për media që u mbajt pak më parë. Por numri i të sëmurëve nga koronavirusi sa vjen e po rritet po rritet, shkruan srf.ch.
“Si masë paraprake, ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi për ta frenuar rritjen e numrit në fjalë”, ka thënë më tutje ministrja, transmeton albinfo.ch.
Ministria e Mbrojtjes ishte e autorizuar të mobilizojë edhe trupa që nuk janë pjesë e formacionit të milicisë (formacionet që zakonisht nuk qëndrojnë në kazerma por mobilizohen në raste krizash ). Ato do të mbahen në një shkallë të lartë të gatishmërisë, në varësi të nevojave tqë kanë autoritetet civile për to. Kjo mund të nënkuptojë që, si masa paraprake,trupa të caktuara të mobilizohen përkohësisht dhe të përgatiten për dislokim.
Në Zvicër, që nga koha e Luftës së Dytë Botërore nuk është bërë asnjë mobilizim në masën që po bëhet tani.