Zgjedhjet parlamentare në Serbi: Kurti i fton në takim përfaqësuesit politik të Luginës
Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi do të mbahen me 17 dhjetorë, kështu ka njoftuar presidenti serb Aleksanda r Vuçiq para disa ditësh.
Siç dihet , në këto zgjedhje do të marin pjesë edhe pakicat e nacionaliteteve jo serbë, përfshi këtu edhe pakicën shqiptare.
Në zgjedhjet e fundit paralamentare partitë politike të shqiptarëve morën pjesë me dy lista të ndara, lista e parë përbëhej nga PVD, PD dhe LPD, ndërsa lista e dytë me APN dhe LR-në.
Si rezultat i kësaj lista e parë arriti ta sigurojë një ulësë në parlamentin e Serbisë, me kandidatin Shaip Kamberi, kurse lista e dytë nuk arriti ta kalojë pragun.
Ndonëse ende nuk dihet se në këto zgjedhje të 17 dhjetorit se sa lista zgjedhore do të jenë, shumica e partive politike të Luginës së Preshevës nëpër deklaratat zyrtare kanë kërkuar unfikim në pjesmarrjen e zgjedhjeve parlamentare në Serbi.
Sipas informacioneve që ka siguruar redaksia e Ministria e Lajmeve, sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar të gjitha partitë politike të Luginës në takim për të diskutuar në lidhje me zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Jo zyrtarisht mësohet se takimi mes Kuritit dhe përfaqësuesve nga Lugina do të fillojë sot nga ora 18:30 /ministrialajmeve.com