Lajme

Zemaj dhuron gjak, nuk respektohet distanca fizike

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka dhuruar gjak në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë.

Porse me këtë rast shihet se nuk është ruajtur distanca fizike, transmeton KOHA.

Gjithashtu në shesh ka ardhur një grup prej disa personave nga Komuna e Shtimes, të cilët pritet të dhurojnë gjak.

Derisa ministri Zemaj ka dhuruar gjak, ata shihen duke kënduar me çifteli.

Zemaj ka thënë se nuk do të rikthehen masat e kufizimit të lëvizjes, derisa ka paralajmëruar se do të ketë testime masive.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se janë duke e diskutuar hapjen e Aeroportit, derisa ka theksuar se kanë shtuar kapacitetet për menaxhimin e COVID-19.