Zekiri: Talat Xhaferi duhet të kthjellet, mendoj të paraqes kërkes për shkarkimin e tij
Talat Xhaferi duhet sa më shpejt të kthjellët dhe të sheh se çfarë është duke bërë si kryetar i Kuvendit, në veçanti me (mos)votimin e imunitetit të Trajko Velanoskit dhe me përplasjen me ministren Renata Deskoska duke mos caktuar seancën për PSP-në gjatë kampanjës zgjedhore, ka deklaruar Muhamed Zekiri, gjat debatit në Vesti24.
“Unë po mendoj të paraqes një kërkesë për shkarkimin e Talat Xhaferit nga posti i Kryetarit të Kuvendit” – ka deklaruar Zekiri dhe ka shtuar se shpreson që deputeti Antonio Miloshoski do mbaj fjalën për ta përkrahur këtë iniciativ.