Lajme

Vuçiq: Radoiçiqi ka dhënë dorëheqje nga nënkryetari i Listës Serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për TV Espanyol, ka thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

“Radoiçiq nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, ka thënë Vuçiq, transmeton Euronews.

Vuçiqi tutje është shprehur se Lista Serbe është “luftëtare e lirisë” dhe se të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë, sipas tij, e mendojnë të njëjtën gjë.

Presidenti serb e cilësoi situatën në Kosovë si shqetësuese.