Lajme

Vuçiq për takimet në Bruksel: Kurti nuk është gati të formojë Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një paraqitjeje të ftuar në “Televizionin Pink”, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është i gatshëm të formojë Asociacionin e Kumanave Serbe, transmeton Ministria e Lajmeve

Duke komentuar ditën dhe takimet e djeshme, Vuçiq ka theksuar se Kurti dje ka bërë një “mashtrim”.

Kurti bëri një truk të mirë, por jetëshkurtër dje”. Ai e ka provuar më parë, por dje ishte hera e fundit që e nxori sepse nuk mendoj se mund të kalojë më. I pari ishte një takim me krerët e BE-së dhe më pas me Borelj dhe Lajçak. I ka paraqitur idenë, të firmosim të tre dokumentet. Bëhet fjalë për marrëveshjen e dytë, Bruksel, Ohër. E pranoi sepse e dinte që Serbia nuk do ta pranonte. Ai nuk është gati të themelojë Asociacionin. Është e qartë se ishte një truk për të blerë kohë”, tha ai.