Lajme

Vuçiq: Kosova s’do ta ketë të lehtë rrugën drejt NATO-s, e bllokojnë Spanja dhe Hungaria 

Presidenti i Serbisë Alekasnder Vucic ka folur sot për synimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO. Ai ka thënë se Kosova s’do ta ketë të lehtë një gjë të tillë, sipas tij, për shkak të kundërshtimit të fortë të Spanjës dhe tashmë edhe Hungarisë.

Derisa ka shtuar se në këtë çështje asgjë nuk varet nga Serbia sepse ajo nuk është anëtare e NATO-s.

“Ata mund të pranohen në NATO, por nuk do ta kenë lehtë sepse ka vende anëtare që nuk e njohin Kosovën. Do të ketë rezistencë shumë të fortë nga Spanja, por edhe nga disa vende që e kanë njohur Kosovën, si vëllezërit dhe motrat tona nga Hungaria”, ka thënë Vuçiq, shkruan Danas.

I pyetur për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Vuçiq tha se ishte një “turp i veçantë”.

“Asgjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori”, ka thënë presidenti serb.