Vuçiq: Kosova do të jetë gjithmonë Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në tubimin zgjedhor të mbajtur në Smederevë ka vazhduar me iluzionet e tij duke thënë se Kosova do të jetë gjithmonë Serbi.
Ai para turmës në këtë tubim ka përsëritur thirrjet që Kosova është pjesë e Serbisë, teksa ka akuzuar politikanët e kaluar që sipas tij, vepronin kundër kësaj.
“Kosova dhe Metohia është pjesë e Serbisë, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë Serbi. Ndryshe nga koha e tyre kur bënin gjithçka që kjo të mos ndodhte.” – ka thënë Vuçiqi, shkruan Danas.
Tutje, ai ka thënë se Serbia do të kujdeset për popullin serb kudo që ai jeton.