Lajme

Kurti: Serbia nuk mund të vendosë për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Serbia nuk mund të vendosë për Kosovën, kur u pyet se a i sheh zgjedhjet e përgjithshme si lloj referendumi për Asociacionin.

Kurti u shpreh se Asociacioni një etnik në Kosovën me Kushtetutë shumë etnike nuk është i mundshëm.

“Çfarë zgjedhjesh. Zgjedhje në vitin 2022 ka pasur në Lëvizjen Vetëvendosje, në vitin 2021 ka pasur zgjedhje parlamentare dhe zgjedhje lokale. Nuk mund të vendosë Serbia për Kosovën. Së shpejti e kremtojmë 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe ne jemi krenarë me të arriturat, sidomos në dy vitet e fundit.

Ju e patë dje Transparency International tregoi që në dy vitet e fundit për 20 vende jemi më lartë sa i përket luftimit të korrupsionit dhe rrjedhimisht edhe i imazhit të vendit. Andaj, ne e kemi thënë gjerë e gjatë qëndrimin tonë për Asociacionin për komunat me shumicë serbe. Asociacion njëetnik në Kosovën me Kushtetutë shumëetnike nuk është e mundshme”, theksoi ai.