Vrau 7-vjeçaren, shqiptarja del përpara gjykatës në Britaninë e Madhe
Në Britaninë e Madhe, ka rinisur gjykimi ndaj një shtetase shqiptare, e cila akuzohet se ka vrarë një vogëlushe 7 vjeçe, në sytë e prindërve të saj.
E.S., 30 vjeçe akuzohet se ka vrarë me thikë vogëlushen e mitur, Emily Jones. Ngjarja që tronditi komunitetin e Manchesterit në verilindje të Anglisë, ndodhi të dielën e 22 marsit të këtij viti. Vajza kishte dalë shëtitje me prindërit.
Vogëlushja britanike po kalonte pranë 30-vjeçares me një skuter, kur ajo e goditi me thikë në qafë. Shqiptarja nga muaji maj është izoluar në bazë të ligjit për personat me çrregullime mendore.
Ajo përballet tashmë jo vetëm me akuzën e vrasjes, por edhe atë të posedimit të një arme të ftohtë. E.S. ka bërë paraqitjen e parë në gjykatë, me lidhje Skype, me kamera.
Në gjyq ishte i pranishëm edhe babai i vajzës së mitur, ndërsa çështja u shty për më datë 6 nëntor 2020./BalkanWeb