Bota

Kryeqyteti i Gjermanisë vendos kufizime pas shtimit të rasteve me koronavirus

Kryeqendra e Gjermanisë, Berlini, të martën ka vendosur kufizime në restyorante dhe bare për të frenuar rritjen e rasteve me koronavirus, njofton agjencia Reuters.

Kryetari i Berlinit, Michael Mueller, ka thënë se ekspertët kanë cekur dy pika problematike të cilave duhet t’u adresohen – tubimit të njerëzve të cilët nuk po respektojnë distancën sociale dhe po ashtu grumbullimeve në hapësira të mbyllura.

“Këshillat treguan se duhet të veprojmë shpejt”, ka thënë Mueller, duke shtuar se veprimi është i nevojshëm për të evituar një mbyllje të plotë të kryeqendrës, që është e famshme për klubet e natës.

Nga kjo fundjavë e deri në fund të tetorit, restorantet dhe baret do të mbyllen nga ora 23:00 deri në ora 6:00 të mëngjesit, ndërsa pikat e karburantit do ta kenë të ndaluar shitjen e alkoolit gjatë kësaj periudhe.
Po ashtu, maksimum 10 persona do të lejohen në ahengje private në ambiente të mbyllura, krahasuar me 25 sa ishin lënë më herët.
Katër nga 12 qarqet e Berlinit janë bërë zona të rrezikut të lartë, duke nënkuptuar se kanë kaluar për shtatë ditë me radhë mestaren e 50 rasteve për 100 mijë banorë, sipas shifrave të autoriteteve të Shëndetësisë. Për qytetin në përgjithësi shifra është 41.5 raste për 100 mijë banorë