Vrasja misterioze e 15 vjeçares: Shkarkohet Ministrja Rumune pas komenteve skandaloze
Ministrja rumune e Arsimit është shkarkuar pasi ka thënë se ‘fëmijëve duhet të mesojnë të mos hipin në makinë me të huaj’, kjo pas zhdukjes se një 15 vjeçareje në Bukuresht.
Të mërkurën e kaluar, 15-vjeçarja Aleskandra Macesanu u zhduk në perëndim të Bukureshtit ndërsa po bënte autostop për të shkuar në shtëpinë e saj në qytetin Karakal në Rumani. Më vonë ajo u gjet e vdekur.
Mirëpo, komentet pas kësaj ngjarje të ministres së Arsimit të Rumanisë, Ekaterina Andronescu në një televizion “se fëmijëve u mësohet që të mos hipin në makinë me të huaj” kanë ngjallur reagime të shumta
Kryeministrja rumune Viorika Dancila e shkarkoi menjëherë ministren duke i konsideruar komentet si të papërgjegjshme, edhe pse sqaroi se ish-ministrja nuk kishte dashur të fajësonte prindërit e viktimës.
Ajo që e rëndoi më tepër situatën është fakti se 15-vjeçarja ndërsa po mbahej nga rrëmbyesit kishte arritur të telefononte tre herë shërbimin e emergjencës, por policia priti 19 orë para se të niste kërkimet në pronën ku ajo po mbahej.
Për adresimin e dobët të situatës u pushua nga puna shefi i policisë së vendit si dhe u dorëhoq edhe ministri i Brendshëm.
Për vrasjen e Macesanut u ndalua një 65-vjecar, i cili ka pranuar fajin por gjithashtu ka bërë të ditur se ka vrarë edhe një adoleshente tjetër që është zhdukur që në muajin prill./