Lajme

Vjosa Osmani për LDK-në: Ata e duan kontributin tim vetëm në zgjedhje, tani më përjashtuan nga partia

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar zhvillimet e fundit politike, për sa i përket marrëdhënieve me LDK-në.

Osmani, në një intervistë për Kanal10, ka shtuar se LDK-ja tash s’e do kontributin e saj, por siç ka thënë ajo, vetëm gjatë zgjedhjeve. Ajo ka deklaruar se është përjashtuar nga partia dhe s’është larguar me dëshirën e saj.

“Më 20 qershor ka ndodhur diçka që s’ka ndodhur më parë në LDK. Ka ndodhë përjashtimi im nga partia, për shkak se e kam mbajtur fjalën për premtimet e dhëna së bashku me LDK-në. Ka qenë vullnet i LDK-së, i iniciuar nga kryetari, që nënkupton se LDK-ja s’e dëshiron kontributin tim, por atë e dëshiron vetëm gjatë zgjedhjeve”, ka thënë Osmani, duke shtuar se LDK-ja e ka përjashtuar atë./GazetaBlic