Lajme

Vjosa Osmani kryetare e Kuvendit, Glauk Konjufca merr MPJ-në

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike, kanë përafruar qëndrimet e tyre për të arritur marrëveshjen për koalicion.

Burime të Gazetës, kanë bërë me dije që Lëvizja Vetëvendosje është shprehur e gatshme që të heq dorë nga pozita e kryetarit të Kuvendit dhe numri i ministrive të shtohen në 15.

Sipas këtij burimi, pas dorëheqjes së Konjufcës, ministritë do të ndahen në 6 për LVV-në dhe 6 për LDK-në, teksa posti i kryeministrit do t’i takojë Albin Kurtit.

Të njëjtat burime i kanë thënë Gazetës Blic, se nëse arrihet kjo marrëveshje, pas propozimeve të fundit, atëherë Glauk Konjufca do ta lirojë pozitën e kryetarit të Kuvendit, për nënkryetaren e LDK-së, Vjosa Osmani.

Kurse, ministrat nga radhët e Vetëvendosjes, do të jenë ata të njëjtit të propozuar nga ana e Albin Kurtit.

Zv.kryeministër i dytë, pritet të jetë Haki Abazi, teksa Albulena Haxhiu pritet ta drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, Arben Vitija atë të Shëndetësisë, Besnik Bislim atë të Financave dhe Transfereve dhe Rozeta Hajdari, pritet ta udhëheq ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë.

Por një ndryshim në emrat e ministrave të propozuar kohë më parë nga Albin Kurti, Gazeta Blic, merr vesh se është bërë tek ministria e Punëve të Jashtme.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike, ende nuk i ka bërë të ditur emrat e ministrave të saj, në rast të marrëveshjes për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.