Bota

[Video] Zjarrfikësit në Francë në protestë, përleshen me policinë

Policia franceze është përleshur me zjarrfikësit që protestuan të martën në Paris, pas kërkesës së tyre për rritjen e pagave dhe gjithashtu përmirësimin e kushteve të punës.

Mijëra zjarrfikës morën pjesë në protestën e zhvilluar në Paris duke kërkuar edhe një rritje të bonusit të tyre për shkak të rrezikut në punë, i cili nuk ka ndryshuar që nga viti 1990.

Sipas mediave të huaja policia lëshoi gaz lotsjellës dhe goditi disa protestues me shkopinj gome.
Protesta e ditës së sotme vjen e përsëritur nga zjarrfikësit, të cilat kishin organizuar protesta edhe në tetor 2019, ku kishin të njëjtat kërkesa.

Franca është përballur me trazira që prej dhjetorit, pasi sindikatat janë mobilizuar kundër planeve të presidentit, Emmanuel Macron, për të reformuar sistemin e pensioneve./opinion.al/