Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë maqedonase: Nuk do të mbyllen kufijtë dhe nuk do të ketë orë policore

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veritu Venko Filipçe deklaroi sot se edhe përkundër rritjes së numrit të të infektuarve me Kovid-19, nuk do të ketë mbyllje të kufijve dhe orë policore. Ai edhe njëherë derisa foli për kapacitete nëpër spitalet e vendit apeloi që të respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria.