Bota

Video e momentit kur polici shtyn një plak, ai bie ne kokë në tokë e më pas fillon gjakderdhja

Një oficer policie në Buffalo u kap në video duke shtyrë një burrë 75 vjeçar në rrugë, duke bërë që ky i fundit të godasë kokën në trotuar – e më pas të pasojë edhe me gjakderdhje nga pjesa e pasme e kokës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i moshuari i cili kishte vendosur maskë në fytyrë, po ecte në një linjë me policët, ndërsa kishte trazira pranë ndërtesës së Bashkisë, menjëherë pasi hyri në fuqi ora policore.

Oficerët i bërtasin burrit dhe e urdhërojnë të kthehet prapa, pastaj njëri prej tyre e shtyn, duke bërë që ai të pengohet prapa dhe të përplasë kokën në trotuar.

Siç bëhet e ditur, njëri prej policëve ndalet për ta kontrolluar atë, ndërsa të tjerët e tërheqin dhe e thërrasin një mjek.