Vazhdon diskrimini i pakicave në Serbi: Tabelat informuese mungonin në gjuhën shqipe në zgjedhjet e KKSH-së
Shkruan Shkelzen Limani
Këto janë tabela informuese për votuesit shqiptar, që morën pjesë dje në zgjedhjet për institucionin “Këshilli Kombëtar Shqiptar” që funksionon tash e 1 dekadë në Bujanoc për shqiptarët në Sërbi.
Në Sërbi janë rreth 22 Institucione të tilla ku përfaqesohen nga 22 bashkësi të nacionaliteteve që jetojn në këtë Republikë.
“Pakica” shqiptare ka votuar për anëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptar në të cilin kanë pas të drejtë vote rreth 36 mijë shqiptarë të regjistruar në listën e posaçme zgjedhore.
Sipas rezultateve nga trupat punuese për komisionin qendrorë zgjedhorë pranë administratës komunale në Bujanoc dhe Preshevë,, zgjedhjet ishin të qeta dhe demokratike.
Por, përveç romëve që kishin list tjetër në Preshevë e Bujanoc, nuk kishte votues joshqiptar që i drejtoohej këtyre vendvotimeve.
Tabelat informuese ishin jo në gjuhën e atyre që votonin.
Mirëpo, fletat e votimit ishin dygjuheshe (sërbisht çirilic dhe shqip).
Kjo i bie që, kur nuk e respektojm ne veten, pse pritmi me na respektu dikush tjetër përdorimin e gjuhës dhe shkrimit…
Në këto fletënjoftuese (tabela informuese) shkruhet:
Zgjedhjet për antarë të pakicave nacionale e minoriteteve. Vendvotimi Numër 3.
Kuti e votimit, për antarë të këshillave të pakicave nacionale dhe minoriteve, vendvotimi numër 7.
Njëra nga shtyllat kryesore në të cilën thirret po Këshilli Kombëtar Shqiptar është përdorimi i shkrimit dhe gjuhës….