FutbollSporti

UEFA e dënon Bullgarinë pas sjelljes raciste ndaj lojtarëve anglezë

Bullgaria do të jetë e detyruar t’i luajë dy ndeshje pa tifozë për shkak akteve abuzive ndaj lojtarëve anglezë ka njoftuar UEFA.

Këto akte raciste ndodhën në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020 në Sofje, ku ndeshja u ndërpre dy herë në fitoren e Anglisë 6-0.

Federata e Bullgarisë ishte akuzuar për sjellje raciste të fansave, hedhje të gjësendeve, mosrespektim të himnit kombëtar, gjëra që u panë edhe në ekranin e stadiumit.

Ata janë dënuar me dy ndeshje pa tifozë, që i bie se ndeshja ndaj Republikës së Çekisë do të luhet ta tifozë.

Po ashtu bullgarët janë dënuar dhe me 85 mijë euro të holla.

Bullgaria është në grup me Kosovës, ku ekipi ynë i ka marr katër pikë nga dy përballje.