Bota

Ndërron jetë ish komisionerja e lartë e OKB-së për refugjatë, Sadoko Ogata

Akademikja dhe diplomatja japoneze, Sadoko Ogata, ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeçare.

Ogata ka qenë gruaja e parë e emëruar si komisionere e lartë e OKB-së për refugjatët, përcjell Kosova Post.

Ngushëllime për vdekjen e saj ka shprehur Ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu.

“I pikëllueshëm lajmi se bota ka humbur Sadoko Ogatën. Kosova gjithmonë do ta kujtoj atë si njeri që i qëndroi pranë në kohët më të errëta”, ka shkruar Malazogu në Facebook.

Postimi i plotë:

Sad to learn that the world has been bereaved of Mme Sadako Ogata. Kosovo will always remember her as she stood by us during the most difficult times. In 2017, she was awarded the “Saint Mother Theresa” Presidential medal by
the President of the Republic of Kosovo Hashim Thaçi. Kosovo mourns with Japan today.