FutbollSporti

Thierry Henry: Mbylleni votimin, Topin e Artë e fitoi Benzema

Thierry Henry është i sigurt se Karim Benzema do të fitojë Topin e Artë. Përpara finales së Champions League, tre pretendentët kryesorë për çmimin e vitit 2022 ishin Benzema, Mo Salah dhe Sadio Mane, por tashmë që finalja u fitua nga Reali, sipas francezit Henry, i cili punon si ekspert futbolli për SCB Sports, nuk ka më garë për këtë çmim individual.

Në mbyllje të transmetimit, ai iu drejtua objektivit të një kamera dhe dha këtë mesazh:

“Unë thjesht doja t’i thosha diçka “France Football” ose kujtdo që voton… Mbylleni votimin, Benzema e fitoi. Mirupafshim!”

Topi i Artë, i organizuar nga “France Football”, është një çmim që është dominohet nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo për më shumë se një dekadë.