Lajme

Thaçi për fitoren e shqiptarëve në Tuz: Shembulli më i mirë se çfarë mund të arrijnë shqiptarët kur janë të bashkuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë shqiptarët për fitoren në Komunën e Tuzit në Mal të Zi.


Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, presidenti Thaçi ka shkruar se rezultatet e zgjedhjeve në Tuz, janë fitore mbarëshqiptare, derisa ka shtuar se kjo është shembulli më i mirë se çfarë arrijnë shqiptarët kur janë të bashkuar.

Postimi i plotë:

Rezultati i zgjedhjeve në Tuz është fitore mbarëshqiptare. Është shembulli më i mirë se çfarë mund të arrijnë shqiptarët kur janë të bashkuar rreth një ideali. Urime Forumit Shqiptar! HTH

Ndryshe, fitoren e shqiptarëve në Tuz e kanë uruar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, e ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.