Lajme

Thaçi iu çon porosi Kurtit e Sveçlës: Lokacioni im është në shtëpi, për Pacollin po gënjeni

Presidenti i vendit Hashim Thaci ka reaguar pas tendencave nga Xhelal Svecla i VV’së i cili ka akuzuar presidentin se ka hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe se ka future në Kosovë edhe Behgjet Pacollin.

Tërë këto presidenti i vendit i ka quajtur shpifje.

Ai në në një lidhje direkte në Dukagjin, tha se ia bëjë me dije Sveclës e Kurtit se lokacioni im është në shtëpinë time, ai madje I ka quajtur ndërmarrje kriminale, grupin e VV’së.

“Duhet të theksoi se prej Çlirimit të Kosovës dhe prej dje që kam dalë e hy në Shqiperi kam hy në procedura të njëjta, ndërkaq si ndërmarrje kriminale që janë kthyer Kurti e Sveclës ja bëjë me dje që jam në shtëpi. Lokacioni jem është në shtëpi për ministrin dhe shefin e tijj dhe për ndërmarrjen e tij kriminale, le të vie të ja mësyje që do me shefin e tij. Kjo është një shpifje për Pacolin. Të vazhdojmë me hapat e tjerë institucionale”, ka thënë presidenti/periskopi