Lajme

Thaçi bën thirrje për bashkim sikurse në Rambuje

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, me rastin e 20 vjetorit të Konferencës së Rambujesë, këtë konferencë e ka vlerësuar si fitoren e parë diplomatike të Kosovës.


Thaçi  përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo marrëveshje finalizoi procesin e çlirimit të Kosovës.

“Finalizimi i Konferencës së Rambujesë në Paris, 20 vjet më parë, ishte fitorja e parë diplomatike e Kosovës, e cila i hapi rrugë intervenimit ushtarak të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë. Kjo marrëveshje finalizoi procesin e çlirimit të Kosovës, i nisur nga sakrifica dhe lufta jonë. . Ajo u shndërrua në testament për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Bashkimi”, ka shkruar presidenti.

Sipas Thaçit, edhe sot si 20 vjet më parë , të gjithë duhet të bashkohen për jetësimin e ëndrrës së Kosovës, anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO e OKB.

“Bashkimi i spektrit politik në atë kohë dhe besimi i palëkundur te Shtetet e Bashkuara të Amerikës e bëri të mundur arritjen e kësaj marrëveshjeje pas negociatave të vështira dhe rraskapitëse. Sot, si 20 vjet më parë, duhet të bashkohemi të gjithë për të jetësuar ëndrrën e radhës – anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB”, ka thënë ai.

Postimi i tij i plotë:

Finalizimi i Konferencës së Rambujesë në Paris, 20 vjet më parë, ishte fitorja e parë diplomatike e Kosovës, e cila i hapi rrugë intervenimit ushtarak të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë. Kjo marrëveshje finalizoi procesin e çlirimit të Kosovës, i nisur nga sakrifica dhe lufta jonë. Ajo u shndërrua në testament për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Bashkimi i spektrit politik në atë kohë dhe besimi i palëkundur te Shtetet e Bashkuara të Amerikës e bëri të mundur arritjen e kësaj marrëveshjeje pas negociatave të vështira dhe rraskapitëse. Sot, si 20 vjet më parë, duhet të bashkohemi të gjithë për të jetësuar ëndrrën e radhës – anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB. HTH.