Bota

Tërmet i fuqishëm në Turqi, shembet minarja e një xhamie

Një tërmet me magnitudë 6 të shkallës Rihter goditi sot perëndimin e Turqisë.

Video

https://youtu.be/KSy1lpM14DU?t=1
Mësohet se përveç dëmeve materiale ka pasur edhe persona të lënduar lehtë. Qytetarët kanë braktisur të alarmuar banesat dhe janë paralajmëruar të mos kthehen pas.

Nga lëkundjet e forta në fshatin Agdan është shembur minarja e një xhamie.

Kujtojmë se këtë periudhë në Shqipëri dhe Greqi kanë rënë një seri tërmetesh, të cilat kanë sjellë panik te popullata