FutbollSporti

Talenti i futbollit Matin Berisha nga Presheva nën llupën e Real Madrid!

Talenti Matin Berisha është i lindur 19 Dhjetor 2012 dhe ai është vetëm 8 vjeç. Vetëm 8 vjeçar mirëpo ai sapo është çertifikatuar nga ana e Fondacionit të Real Madrid për pjesëmarrje dhe përmbushje me sukses të trajnimit për ngritjen e aftësive teknike dhe taktike në kampin e stërvitjes të udhëhequr nga Trajnerët e Fondacionit të Real Madrid.

Matini është një lojtar i Shkollës së Futbollit KF Lugina e që me talentin, vullnetin dhe përkushtimin e tij ndaj sportit të futbollit ka bërë që të shkëlqejë në këtë sport!
Mbajeni mend këtë emër miq, shumë shpejt do ta shihni duke veshur fanellën e Real Madrid.