Lajme

Sulmohet një autobus i Kosovës në territorin e Serbisë, njofton deputeti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka njoftuar përmes një shkrimi në Facebook se një autobus i linjës Kosovë–Austri është sulmuar derisa po kalonte nëpër territorin e Serbisë.

“Para pak minutave është sulmuar në “Velika Pllanë” të serbis autobusi i linjës Kosovë-Austri i kompanisë “Zhitia” përderisa po kalonte tranzit nëpër territorin e shtetit fqinj, Serbisë”, njofton deputeti Bajqinovci.

Si rezultat i sulmit shihet në fotografi se autobusi është dëmtuar.

“Autobusi që ishte me udhëtar kosovar dhe linjë e rregullt është sulmuar nga serbët të cilët kanë gjuajtur me gurë”, ka njoftuar Bajqinovci.