Bota

Spitalet në Madrid afër kollapsit, Spanja regjistron 462 vdekje vetëm në 24 orë – dita më e keqe nga fillimi i epidemisë

Të paktën 2,182 njerëz kanë gjetur vdekjen në Spanjë nga COVID-19 dhe 33.089 raste janë konfirmuar deri më tani, sipas të dhënave zyrtare të lëshuara të hënën.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, vendi pa 462 njerëz të vdekur dhe rreth 4500 raste të reja të konfirmuara, që vlerësohet si dita më e keqe që nga fillimi i epidemisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Veç këtyre, mbi 2,300 njerëz tani janë në njësi të kujdesit intensiv (NjQV), ndërsa 3,355 janë rikuperuar

hënën, një zëdhënës i qeverisë konfirmoi se rreth 12% (3,910) të të gjitha rasteve të konfirmuara janë zbuluar në punëtorët e kujdesit shëndetësor të vendit.