Lajme

Abazoviq kërkon falje: Kam gabuar që kam thënë së prindërit e Skënderbeut ishin serb, jam krenar që jam shqiptar

Shqiptar më i famshëm në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, në një televizion ka kërkuar falje publike për deklaratën rreth Skënderbeut, për të cilin kishte thënë se nëna dhe babai i Skënderbeu ishte serb.

“Unë kam gabuar që kam thënë së prindërit e Skënderbeut janë serb, ishte një llapsus dhe kërkoi falje publike dhe jam krenar që jam shqiptar”, thotë Abazoviq gjatë një interviste.

Abazoviq thotë se nuk kishte thënë se familja e Skëndërbeut ishte serbe dhe se do ta dëshironte një bust të tijin në Ulqin, edhe pse më mirë do të ishte vendosja e përmendoreve të tjera.