Të fundit

Sinani priti në takim përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit

Kryetarja e komunës Preshevës Ardita Sinani së bashku me bashkëpunëtorët e saj, pritën në takim përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në këtë takim ishin prezent edhe përfaqësuesit e klubit futbollisitik K.F Lugina.

Postimi i plotë i znj.Sinani:

Pata kënaqësinë e veçantë që në ditët e para të marrjes së mandatit si kryetare e Komunës të pres përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Delegacionit të FSHF i printe Sulejman Mema, me të cilët unë me bashkëpunëtorët e mi diskutuam rreth nevojave që komuna e Preshevës dhe të rinjtë e saj kanë për zhvillimin e jetës sportive.

Pjesë e takimit ishin edhe përfaqësuesit e K.F. Lugina.

Me delegacionin nga Shqipëria u shtrua si temë mundësia që Federata Shqiptare e Futbollit të ndihmojë me donacione konkrete në terene sportive e sidomos për Stadiumin e madh.

U dakorduam që të jemi në kontakte të vazhdueshme në mënyrë që temat e diskutuara të konkretizohen në një periudhë më të afërt.