Të fundit

Sinani: Plazh deti nuk kemi, por kemi Beach Volley midis qytetit

Kryetarja komunës Preshevës Ardita Sinani përmes një postimi ka ftuar qytetarët që të jenë të pranishëm në turneun rajonal “Presheva Woman Beach Volley 2021”, transmeton Ministria e Lajmeve.

E para komunës mes tjerash shkori se sonte do të ketë adrenalinë midis vollejbollisteve profesionale nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonina e Veriut.

Postimi i plotë :

Ejani sonte në natën e parë të turneut të hapur rajonal “Presheva Woman Beach Volley 2021” ?

Na presin lojëra të bukura me plotë adrenalinë, midis vajzave?‍♀️ vollejbolliste profesionale nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Presheva, në një terren të improvizuar me rërë, të shoqëruar me tifozërinë ? e publikut, nën tingujt e DJ muzikës.

Dy netë të jashtëzakonshme ? për një organizim të paparë deri tani në komunën tonë.

Shihemi në ora ? 20:00 te parkingu prapa ish-stacionit të autobusëve në Preshevë.

Aty ku bashkohen ? bukuria e sportit kolektiv dhe kolektivi i bukur shoqëror.