Të fundit

Sinani me përfaqësuse të PVD’s viztuan disa Ministri dhe Parlamentin e Republikës së Kosovës

Kryetarja e Partisë për Veprim Demokratik dega në Preshevë (PVD) Ardita Sinani, me përfaqsuese të partisë, realizuan disa takime në Ministrinë e Kosovës dhe Parlamentin e Republikës së Kosovës, transmeton Miniatrialajmeve.com.Znj.Sinani vizitën e parë e filloi me Ministren e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, duke vazhduar kështu në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ku u takuan me ministren znj. Vlora Dumoshi, në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me ministren znj. Hykmete Bajrami dhe vizitën e fundit e përfunduan në Parlamentin e Kosovës me kryeparlamentaren Osmani.Temat kryesore të këtyre takimeve që u zhvilluan ishin : “Diskriminimi permanent në çdo sferë të jetës, mos implementimi i marrëveshjeve nga Beogradi zyrtar, mos integrimi i shqiptarëve në institucione shtetërore, papunësia në shkallën më të lartë, mos njohja e diplomave, problemet me tekstet shkollore dhe shumë probleme me rëndësi jetike që po shkaktojnë largimin e të rinjve nga Lugina” thuhet në deklaratën e znj.Sinani.Po ashtu gjatë vizitës në institucionet e lartpëmendura përkatësë të Kosovës u bisedua edhe në lidhje me shpërnguljen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka thënë znj.Sinani.