Sinani: Mbrëmë e dëshmuam se tentativa për të ndaluar artin e filmin shqip nga ana e Serbisë, nuk do të ketë asnjëherë sukses tek shqiptarët e Luginës së Preshevës
Ardita Sinani deklaroi mbrëmë se u dëshmua se tentativa për të ndaluar artin e filmin shqip nga ana e Serbisë, nuk do të ketë asnjëherë sukses tek Shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Edhe pse filmat “Heshtja vret” dhe “I pabesi” u ndaluan të shfaqen, madje duke u përfshirë edhe policia e Prokuroria.
E tmerrshme dhe totalisht e palogjikshme që në shekullin XXI politikat diskriminuese të Serbisë të shpërfaqen edhe në kulturë e art.
Në prani të Kabinetit qeveritar të Republikës së Kosovës, gjegjësisht Kryeministrit, z. Albin Kurti, ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, ministres së drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu e shumë deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës, publiku nga Lugina e Kosova u shfaqën filmat e ndaluar nga Serbia.
Në një fjalim rasti, falënderova Qeverinë e Republikës së Kosovës për mbështetjen e këtij dhe 77 projekteve tjera në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc me qëllim ruajtjen e identitetit, artit, kulturës, trashëgimisë, gjuhës e substancës kombëtare në Luginë.
Përgëzova producentin e filmave, Gani Veselin dhe komplet kastën e aktorëve nga Lugina, Kosova e Maqedonia e Veriut, të cilët u duartrokitën nga Kino Armata e stërmbushur me artëdashës.