Lajme

Shtyhen zgjedhjet në Sërbi pa afat të caktuar, shkak të virusit Kovid-19 dhe gjendjes së jashtëzakonshme

Të gjitha aktivitetet zgjedhore në Serbi janë shtyrë pa ndonjë afat të caktuar, kështu ka vendosur Komisioni Republikan Zgjedhor në seancën e sotme.

Kjo realisht do të thoshte që pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, do të përcaktohen afate të reja për zhvillimin e zgjedhjeve, raporton RTS.

Të gjitha veprimet zgjedhore të ndërmarra deri më tani do të kenë fuqi ligjore në vazhdimin e procesit zgjedhor.

Zgjedhjet për deputetë popullorë fillimisht u shpallën për 26 prill, në të njetën datë ishin paraparë të mbahen edhe zgjehdjet krahinore dhe zgjedhjet për këshilltarë në një numër të madh të asambleve komunale në Serbi./