Maqedoni

Shtatë të vdekur nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Shtatë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e infektimit me Covid-19

Sikurse në Kosovë, edhe në fqinjin lindor po rritet përhapja e valës së re të COVID-19, me rritjen e numrit të rasteve të reja pozitive me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 542 raste të reja.

Gjatë së njëjtës periudhë kohore edhe 298 pacientë kanë rezultuar të shëruar nga ky virus.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 225 mijë e 49 pacientë pozitivë me COVID-19, 211 mijë e 846 njerëz janë shëruar nga ky virus, ndërsa shtatë mijë e 960 kanë vdekur si dhe vazhdojnë të mbesin edhe pesë mijë e 243 raste aktive.