Shtatë të vdekur e 239 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Shtatë persona kanë vdekur dhe 239 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Numri total i të vdekurve ka arritur në 192, kurse i të infektuarve në 7652.
Në 24 orët e fundit janë testuar 401 mostra dhe 239 kanë rezultuar pozitive. Po ashtu janë shëruar 102 pacientë në 24 orët e fundit.
Numri total i rasteve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 7652, prej tyre 192 kanë përfunduar me fatalitet. Raste aktive janë 3331.
Sërish Prishtina prinë me numrin e të infektuarve të rinj me 82 raste, pasuar nga Mitrovica me 27, Ferizaj me 24, Drenasi me 17 e Fushë Kosova me 16, Podujevë janë regjistruar 14 raste të reja, Gjilan 11, Lipjan 8, Vushtrri e Pejë nga 5 raste, Shtime, Prizren, Obiliq, Kamenicë nga 4 raste, Deçan, Istog, Malishevë, Suharekë, Viti nga dy raste dhe nga një rast në Dragash, Rahovec, Skenderaj dhe Kaçanik.
Në gjitha klinikat e spitalet në kuadër të SHSKUK-së janë të shtrirë 608 pacientë që po trajtohen për COVID-19. Prej tyre janë konfirmuar 414 si pozitivë, 376 janë me oksigjenoterapi e 24 me respiratorë.