Të fundit

Shqiprim Arifi humb nënën e tij, i shkruan një dedikim prekës për të

Kryetari i Komunës së Preshevës, njëherit Kryetar i APN-së, Shqiprim Arifi, ka humbur një prej anëtarëve të rëndësishëm, dhe këtë lajm e ka ndarë me përcjellsit e tij në rrjetet sociale.

Ai ka shkruar një dedikim prekës humbjen e nënës, e cila së fundmi kishte përkujdes spitalor.

Postimi i plotë i Arifit në facebok:

Me pikëllim të thellë njoftoj familjarët dhe miqtë se sot ka ndërruar jetë nëna ime.

Nëna na fali jetën, na dha dashuri dhe përkushtim, ndau të qeshurat dhe të qarat me ne. Nëna na drejtoi në sfidat dhe gëzimet, na formoi për jetën. Mbi të gjitha dashuria e saj ishte pashterrur për familjen tonë. Kujtoj në heshtje kohën e mrekullueshme së bashku me të.

Faleminderit Nënë!

Pusho e qetë Nënë!

Zoti ta dhuroftë vendin e lartë në Xhehnet!