Shqipëri

Shqipëria ua ndalon mjekëve të rinj ikjen nga vendi

Shqipëria e ka menduar një opsion për të parandaluar ikjen e mjekëve të rinj nga vendi.

Kryeministri i këtij vendi, Edi Rama, deklaroi sot se studentët e Mjekësisë nuk do ta marrin diplomën sapo të mbarojnë shkollën.

“Ne nuk mundet dot të furnizojmë me mjekë Gjermaninë. Paguajmë ne, ua bëjmë gati, vjen gjermani, kur thoshin filmat e Kinostudios dhe na i merr. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu. Kuptohet që prapë është tregu që vendos, nuk ka diskutim. Ne nuk mund t’i ndalojmë”, tha Rama.

“Për fat të mirë sot nuk kemi mungesë mjekësh në Republikën e Shqipërisë, as mungesë infermierësh. Që ta dëgjojnë të gjithë me këtë rast, që të mos duket sikur qahem. Nuk kemi përkundrazi, kemi akoma në listë pritje mjekë dhe infermierë që presin të punësohen”, theksoi Rama, duke shtuar se Italia sot ka 40 mijë mjekë dhe infermierë mungesë.