Të fundit

SHKSJ u bën thirrje institucioneve publike të marrin masa gjatë grumbullimit të njerëzve

Takohen Shtabi Komunal për situata të jashtzakonshme në Preshevë.

Në mbledhjen e mbajtur të Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme është diskutuar dhe analizuar situata e këtyre ditëve dhe a po rrespektimi i masave të duhura për COVID 19.

Me shumicë votash është aprovuar raporti i punës së Shtabit dhe të gjithë institucioneve gjatë pandemisë Covid 19 që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Shtabi Komunal për SJ bënë thirrje tek institucionet publike si administrata e stacionit policor, banka komerciale dhe posta në Preshevë të marrin masat e duhura gjatë grumbullimit të njerëzve, të rrespektohet distanca sidomos gjatë pritjeve dhe radhëve të gjata.

Gjithashtu apelohen pronarët e objekteve të gastronomisë sidomos kafeteritë dhe restorantet që të kenë kujdes gjatë grumbullimit të njerëzve dhe të rrespektohen rregullat si dezinfektimi, distanca e shumë rregulla të tjera që janë parashikuar.

Blic Presheva…