Shkrimi prekës i kosovarit për nënën e sëmurë me COVID-19
Nesim Maxhuni, ka publikuar një fotografi të nënës së tij, e cila është infektuar me COVID-19 dhe gjendet e shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë, shkruan Gazeta Blic.
Në shkrimin e tij, Nesim Maxhuni, thotë se kjo foto nuk është në Itali, por në Prishtinë, teksa thotë se përveç nënës së tij, i njeh edhe 20-30 persona tjerë që po vuajnë nga COVID-19.
Ai flet edhe për shëndetin e nënës së tij, për të cilën thotë se ka shenja përmisimi, por vazhdon ta ketë gjendjen e rënduar.
Postimi i plotë i Nesim Maxhunit:
Per ata qe hala kane dyshime….
KJO FOTO NUK OSHT’ N’ITALI!
Kjo osht nana jeme n’Intenzive! Tash e tri jave ne sherbim intenziv!
me dale neper qytet pa maske, duhet me t’ardhe turp!
Perndryshe, i njoh edhe nja 20-30 njerez qe nuk jon n’kete gjendje, po jon shume keq tu u perballe me Covid!
Ka shume raste aktive, prandaj duhet kujdes i shtuar, jo panike, por menagjim dhe shume KUJDES!
Per të gjithe ata qe m’kane shkrujte, nana ka sheja t’vogla t’permiresimit, por shpresa jone osht’ e madhe!