Shkarkimi i Nenad Rikalos, vjen reagimi i Listës Serbe
Nenad Rikalo u shkarkua vetëm pse u mbrojtën të drejtat dhe interesat e serbëve, thonë nga Lista Serbe.
Lista Serbe ka vlerësuar se Nenad Rikalo u shkarkua sot sepse kjo listë dhe anëtarët e saj nuk pajtoheshin me politikën e shkeljes së të drejtave të serbëve dhe interesave të tyre.
“Kjo është arsyeja pse ne ne jemi në dorëheqje nga marsi i vitit 2018 dhe kurrë dhe me çdo çmim nuk do të pajtohemi të jemi folklori dhe dekorimi i dikujt”, thuhet në reagimin e tyre.
Mëngjesin e sotëm kryeministri, Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo.
Ku vendim i kryeministrit vjen pas kushtit të PSD-së që Rikalon ta lirojë nga detyra, me kusht që ky subjekt politik ta votojë buxhetin e këtij viti.