Shitet fabrika, objektet afariste dhe ndihmëse dhe toka e firmës Simpen në Bujanoc
Pasuria e paluajtshme e kompanisë për prodhimin dhe tregtimin e sfungjerëve dhe tekstileve jo të thurura Simpen d.o.o.Bujanoc është shpallur për shitje përmes tenderit publik gojor.
Siç thuhet në dokumentacionin reklamues, prona përbëhet nga një godinë e industrisë kimike me sipërfaqe 1281 m2, ndërtesa ndihmëse, një godinë zyrash me sipërfaqe 2213 m2, një fabrikë shkumash të buta poliuretani me sipërfaqe prej 3.032 m2, si dhe tokë në komunat kadastrale Levosoje dhe Bujanoc.
Vlera totale e parashikuar e pronës së shpallur është 350,667,891,18 dinarë, ndërsa çmimi fillestar në ankandin e parë është 70% e vlerës së parashikuar të pasurisë së paluajtshme.
Tenderi publik është caktuar për datën 4 maj në orën 11:00.
Më shumë detaje KËTU.