Lajme

Sheshel provokon prap: Së shpejti serbët do t’i marrin falas shtëpitë e shqiptarëve në Prizren dhe Gjakovë

Radikali serb Vojislav Sheshel përseri kërcënoi shqiptarët në Kosovë duke u shprehur së shpejti serbët do t’i marrin falas shtëpitë e shqiptarëve në Prizren dhe Gjakovë.

Sshel iu përgjigj pyetjes së një lexuesi se pse ai nuk e blenë një shtëpi në Prizren ose Gjakovë?

“Pse të blejmë? Së shpejti do të ketë shumë shtëpi ku do t’i marrim pa paguar”, u përgjigj Shesheli duke aloduar në dëbimin e shqiptarëve nga shtëpitë e tyre siç bën në vitin 1999.