Lajme

SHËRBYESI CIVIL: UNË NUK MBAJ GREVË, RASTET SOCIALE JETOJNË ME 75 EURO

Një shërbyes civil në Prizren ka refuzuar të mbajë grevë, duke thënë se ka raste tjera që kanë të ardhura shumë më pak.
25.000 shërbyes civilë nga e hëna kanë hyrë në grevë një orëshe, pasi kërkojnë të bëhet ndryshimi i ligjit për nivelizim të pagave.

Megjithatë, një nga këta shërbyes civil ka refuzuar të mbajë grevë duke vazhduar ta bajë punën e tij.

Ai thotë se do të punojë, pas ka të tjerë që kanë të ardhura shumë të vogla, duke përmendur qytetarët që jetojnë me ndihma nga shteti prej 75 eurosh e që ky grup është jashtzakonishtë i madh.