Lajme

Serwer thotë se ShBA po bën “bullizëm diplomatik” ndaj Kurtit

Bullizëm diplomatik” dhe “e njëanshme”. Kështu e ka vlerësuar profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve rajonale, Daniel Serwer, publikimin e përbashkët të Këshilltarit të Lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, ku kërkuan themelimin e menjëhershëm të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, raporton Insajderi.

Serwer, në një publikim në bllogun e tij “Peacefare” ka kërkuar që “topi të hedhet në oborrin e Serbisë” dhe jo anasjelltas nga amerikanët.

“Nuk i ofrohet asgjë Prishtinës në këmbim të kënaqjes së objektivave primare të Beogradit në negociata”, ka shkruar Serwer.

Profesori amerikan e ka një lexim personal të tij të shkrimit të Chollet-Escobar, ku thotë se “thelbësisht ata po thonë vetëm një gjë”.

“Amerika është miku i juaj më i mirë, ju na keni borxh këtë [Asociacionin] për shkak të krejt mbështetjes që ju kemi dhënë, qeveria e juaj në të kaluarën është zotuar, do ta bëjmë që krejt kjo të rezultojë në rregull”.

Kjo, sipas Serwer, “është bullizëm diplomatik”.